Arrestohen 7 adoleshentë, abuzuan seksualisht me 14-vjeçaren shqiptare

Shqipëria

Arrestohen 7 adoleshentë, abuzuan seksualisht me 14-vjeçaren shqiptare

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Shtatë adoleshentë të moshës nga 15 deri në 17 vjeç janë arrestuar nga policia me urdhër të Gjykatës së Durrësit pasi dyshohet se kanë përdhunuar një 14-vjeçare në qytetin e Kavajës.

Një tjetër adoleshent është shpallur në kërkim nga policia pasi nuk është gjetur në banesë. Për të gjithë të rinjtë gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e marrëdhenieve seksuale me të mitur.

Këta persona u ndaluan pasi e dhunuara, nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, ka bërë kallzim në komisariatin e Kavajës. Sipas deponimeve të saj në kohë të ndryshme, ajo është dhunuar seksualisht nga 7 personat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat