Vasili: Timoni dhe tepsia e Edi Ramës po zhyt në korrupsion vendin

Shqipëria

Vasili: Timoni dhe tepsia e Edi Ramës po zhyt në korrupsion vendin

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:54
Petrit Vasili

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një konferencë për mediat është shprehur se Transparency International dhe OSBE i kanë vënë vulën korrupsionit të qeverisë Rama. Numri 2 i LSI-së u shpreh se nga deklaratat e ndërkombëtareve shihet qartë se nga viti 2017 korrupsioni në vend ka ardhur në rritje dhe për këtë bëri përgjegjës kreun e qeverisë Edi Rama.

Vasili: Ambasadori Boschard thotë shprehimisht: mungesa e progresit në luftën kundër korrupsionit mbetet nga problemet më serioze, prirja negative në rastin e Shqipërisë është shqetësuese, pasi përmbys përmirësimin në perceptimin e korrupsionit mes viteve 2013-2016”.

Shprehet qartë OSBE në Tiranë, që prirja u përmbys në vitin 2017 dhe u përkeqësua në vitin 2018. Pra, timoni dhe tepsia e Edi Ramës po zhyt gjithmonë e më thellë në korrupsion vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat