Alarmi i sociologut shqiptar: Incesti dhe dhuna seksuale ndaj të miturve në shifra të frikshme!

Shqipëria

Alarmi i sociologut shqiptar: Incesti dhe dhuna seksuale ndaj të miturve në shifra të frikshme!

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 00:13
Sociologu Gëzim Tushi

Abuzimi seksual ndaj të miturës nga Kavaja nga plot 16 djem të moshës 14- 17 vjeç, ka ngritur në Shqipëri një çështje serioze, atë të incestit e dhunës seksuale në vend.

Sociologu Gëzim Tushi ka ngritur alarmin, duke u shprehur se Shqipëria po përballet hapur me problemin e incestit e dhunës seksuale prej kohësh tashmë, në nivele të larta dhe mjaft shqetësuese. Pavarësisht se askush nuk flet ose në rastin më të mirë flitet për raste të izoluara, sociologu ka deklaruar se përmasat e problemit janë më të thella dhe kur flitet për numra, kemi të bëjmë me një problematikë realisht shqetësuese që do duhet të sjellë një reagim të shpejtë.

I ftuar në studion e lajmeve në Oraneës, Tushi tha se në raport me pedofilinë, dhuna seksuale si pasojë e incestit është në numra të përafërt, një konstatim mjaft serioz.

Gëzim Tushi: Rasti i Kavajës është shembull tipik që tregon se në shoqërinë shqiptare e keqja e abuzimit me seksualitetin femëror ka arritur në nivele shumë kritike. Ne nuk duhet të bëjmë moralin e strucit, ti mbulojmë të vërtetat banale që kemi.

Ne kemi ambiente të shumta ku abuzim seksual me fëmijët ka filluar të jetë evident dhe ka filluar të hapet koraca. Dmth ka filluar të ikë ai koncepti i dikurshëm që e mbulonte këtë gjë për hatër të koncepteve morale të shoqërisë. Duhet të pranojmë që në mënyrë të turpshme kemi nivele shumë të larta të inçestit në shoqërinë shqiptare. Fëmijët minorë nën moshën 12 vjeç apo deri në moshën 18 vjeç, se këto janë kufijtë e deklarimit të abuzimeve seksuale, një pjesë të madhe të tyre e kanë brenda familjes. Ju garantoj se është raporti i pedofilëve që janë jashtë familjes me ata që kryejnë inçeste brenda saj, kam përshtypjen se do të jetë aty aty. 

Gëzim Tushi: Unë do tu thoja prindërve, mësuesve, njerëzve të tjerë, psikologëve të shkollave, që të marrin masa për ta parandaluar një ngjarje të tillë. Pasi ka ndodhur nuk kanë me vlerë veprimet që mund të bëjnë. Është si mund të edukojmë adoleshentin që të mbrojë identitetin e vet seksual nga rreziqet që i kanosen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat