Basha me peshkatarët: Paratë tuaja shkojnë për 4-5 afera korruptive, miliarda euro

Shqipëria

Basha me peshkatarët: Paratë tuaja shkojnë për 4-5 afera korruptive, miliarda euro

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Lulzim Basha

“Një remont në Itali na kushton 20-30 mijë euro. Me ligj e kemi njëherë në vit për ta bërë”, i tha një prej peshkatarëve në Shëngjin, kryetarit të opozitës Lulzim Basha që shkoi sot për të bashkëbiseduar me të.

“A mundeni ju? Si ia bëni” – i pyeti Basha.

“ Po, ja e shtyjmë, - tha njeri nga peshkatarët. -  Shikojeni dhe infrastrukturën. Jemi shumë ngjeshur me njeri-tjetrin. Në një mot të keq, ne thyhemi. Flasim për anijet e mëdha të peshkimit, profesionale, kurse anijet e vogla janë me nga një person, janë të vetëpunësuar.”

“Pra, investimi në 4 shkallë jua përgjysmon koston e transportit ju.”

Peshkatari reagoi me shpejtësi: “Ne kërkojmë së paku, një shkallë, se katër janë luks i madh!”

'Po pse qenka luks?! – iu përgjigj Basha. -  Sa para duhen? 2 milionë euro?! Po 21 milionë euro i merr Arben Ahmetaj për tre inceneratorë! Pa shkatërruar këtë sistem, harrojeni ju që mund të marrim masa të tjera.

Ata duhet të kthejnë paratë e vjedhura të dalin para drejtësisë. A është peshkimi prioritet absolut?! Po, sepse ka mundësi punësimi. Bashkë me blegtorinë, bujqësinë, është prioritet. Ne e kemi prioritet dhe do ta keni këtë mbështetje dhe vëmendje financiare. Këto fonde ekzistojnë, por mungon vullneti.

33 milionë euro i jepen Vilma Nushit e Jani Karathanos dhe ka mundësi të mbështeten jo një, por katër shkallët e infrastrukturës për ju. Por duhet shkatërruar ky sitem që i ka nxjerrë qytetarët jashtë liste'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat