Dy viktima nga gripi, Ministria jep këshillat: Vaksinohuni për t’u mbrojtur

Shqipëria

Dy viktima nga gripi, Ministria jep këshillat: Vaksinohuni për t’u mbrojtur

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:43
Ilustrim

Ditët e fundit janë shënuar dy raste pranë Sanatoriumit të Tiranës, të prekur nga gripi. Arben Sula, 46-vjeçari nga Elbasani ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës në Sanatoriumin e Tiranës. Qytetarët thonë se pranë spitalit mungojnë edhe medikamentet kryesore.

Edhe në qytete të tjera ka patur rritje të fluksit të pacientëve, të prekur nga gripi. Sipas mjekëve gripi këtë vit prek mushkëritë dhe sjell vështirësi në frymëmarrje.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vaksinimin, ndërsa thotë se viruset e gripit janë të paparashikueshëm.

“Viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti i përftuar nga vaksina e kryer më parë, bie me kalimin e kohës. Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ mbi 6 muaj”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërsa ka publikuar dhe disa këshilla si të sillemi kur jemi më grip.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat