Dekani i Shkencave Sociale: Vetëm një grup pedagogësh janë në grevë! Studentët: Flet me urdhër nga lart - Bota Sot
Dekani i Shkencave Sociale: Vetëm një grup pedagogësh janë në grevë! Studentët: Flet me urdhër nga lart

Shqipëria

Dekani i Shkencave Sociale: Vetëm një grup pedagogësh janë në grevë! Studentët: Flet me urdhër nga lart

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:14
Edmond Rapti

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rapti është shprehur për mediat se mësimi vijon normalisht në këtë fakultet, me përjashtim të një grupi. "Një pjesë tjetër e pedagogëve sot janë në një grevë të paralajmëruar këto ditë dhe një pjesë e studentëve vazhdojnë me të drejtën e tyre për të protestuar duke ndenjur në hollin e takimit. Albin Kurtin nuk e ka fituar njeri. Unë jam me studentët dhe qeveria është me studentët"tha ai.

Por studentët kundërshtuan deklaratën e dekanit, duke akuzuar se foli me urdhër nga lart. "Në fakultetin e Shkencave Sociale greva e pedagogëve është zyrtare dhe pedagogët e kanë grevën pa afat, nuk ka filluar mësimi. Asambleja e pedagogëve është mbledhur siç e parashikon ligji, me shumicë votash ka deklaruar grevë. Dekani u dërgon e-maile pedagogëve, hajdeni dhe bëni mësim. Dhe në korridore bën rolin e rojeve dhe u thotë studentëve, futuni në mësim ju".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...