Basha në Lezhë e Laç: Pas hekurave ata që kanë grabitur pronat publike - Bota Sot
Basha në Lezhë e Laç: Pas hekurave ata që kanë grabitur pronat publike

Shqipëria

Basha në Lezhë e Laç: Pas hekurave ata që kanë grabitur pronat publike

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:57
Lulzim basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët e Lezhës që të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Gjatë turit të takimeve me qytetarë dhe tregtarë, Basha tha se janë të shumta arsyet që duhet të protestohet ndaj qeverisë që nga varfëria e rritur dhe deri te blerja e votës.

Për kryedemokratin, me 16 shkurt fjalën e kanë protestuesit.

Lulzim Basha: Shëndetësi jo, shkolla jo. 10 shkolla janë mbyllur vetëm në Lezhë. Ndihmë ekonomike për ata që nuk kanë bukë të hanë jo, vjedhje me faturën e energjisë po, nafta çmimi më i lartë. Ky është prodhimi i vetëm i kësaj qeverie dhe i këtij Kryeministri. Arsyeja është se nuk ndjen asnjë përgjegjësi ndaj jush se ju votën nuk ja keni dhënë. Ai votën e ka vjedhur dhe e ka marrë me banditë dhe kriminelë.

Kreu i opozitës u ndal dhe në Laç ku u zotua se shkelësit e ligjit  që kanë grabitur pronën e shqiptarëve do të shkojnë përpara ligjit.

Lulzim Basha: Ne i kemi planet dhe zgjidhjet për ju, ne do t'ua marrim pasuritë deri në qindarkën e fundit oligarkëve dhe do t'ua kthejmë ju. Çdokush që ka shkelur ligjin do të shkojë atje ku e ka vendin, para drejtësisë dhe prapa hekurave duke filluar me të parin e qeverisë.

Ndërkohë qytetarët kërkuan nga Basha që protesta e opozitës të zgjasë deri në largimin e Kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...