Azilkërkuesit shqiptarë, peng për negociatat

Shqipëria

Azilkërkuesit shqiptarë, peng për negociatat

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:58
Foto Ilustrim

Qeveria po kërkon që të blindojë kufirin me policët e Frontex për shkak të flukseve migratore, ndërsa nga ana tjetër gjatë 2018 më shumë se 19 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për të kërkuar azil në një nga vendet e BE. Opozita ngriti alarmin se numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë mund të pengojë hapjen e negociatave.

Brukseli është i shqetësuar për azilkërkuesit shqiptarë ne vende e BE-së dhe për këtë çështje Qeveria duhet të raportojë para Komisionit Evropian.

Kjo mund të jetë një arsye që vendet skeptike siç janë Franca, Holanda dhe Gjermania të mos i japin Shqipërisë 'ok' për hapjen e negociatave në qershor.

Alarmin e dhanë deputetët e opozitës në mbledhjen e Komisionit të Integrimit.

Pakica dhe shumica ndajnë shifra dhe arsye të ndryshme për numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së.

PD ju referohet shkaqeve ekonomike, ndërsa Ministria e Brendshmë mungesës së informacioneve.

Përveç shqiptarëve që kërkojnë të largohen nga vendi gjatë 2018 në vendin tonë janë ndaluar 6894 emigrantë të paligjshëm, kryesisht afganë dhe sirianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat