Banorët e Rrogozhinës mblidhen më protestë, bllokojnë autostradën Kavajë-Lushnje

Shqipëria

Banorët e Rrogozhinës mblidhen më protestë, bllokojnë autostradën Kavajë-Lushnje

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:03
Banorët e Rrogozhinës

Kanë dalë pasditen e sotme në protestë banorët e Rrogozhinës.

Mësohet se banorët kanë bllokuar në të dyja anët autostradën Kavajë-Lushnje.

Bëhet me dije se protesta është organizuar nga Partia Demokratike, ndërkohë që banorët kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe rregullimin e rrugëve.

Banorët kërkojnë gjithashtu edhe plotësimin e 8 pikave të kërkuara nga studentët, teksa shprehen se do ta vazhdojnë protestën dhe do të mblidhen më 16 shkurt në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat