Soreca, apel prokurorëve: Aplikoni për SPAK, jepni kontributin tuaj

Shqipëria

Soreca, apel prokurorëve: Aplikoni për SPAK, jepni kontributin tuaj

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u bëri thirrje sërish prokurorëve të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë Speciale (SPAK). Gara e çelur një muaj më parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbyllet më datë 7 shkurt.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca u bën apel prokurorëve të japin kontributin e tyre te ky organ i ri i Drejtësisë, që vjen në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe si detyrë do të ketë pikërisht hetimin e zyrtarëve të lartë në vend.

“U bëjmë thirrje prokurorëve të aplikojnë para datës 7 shkurt për t’u bërë anëtarë të SPAK. Kohë e rëndësishme për të dhënë kontributin tuaj themelor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të jepni drejtësi për gjithë shqiptarët. BE-ja është përkrah jush”, tha Soreca. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat