’16 Shkurti’, Kryemadhi: Duhet të luftojmë për hapjen e negociatave me BE, i shërbejnë erës së Ilir Metës dhe fëmijëve tuaj

Shqipëria

’16 Shkurti’, Kryemadhi: Duhet të luftojmë për hapjen e negociatave me BE, i shërbejnë erës së Ilir Metës dhe fëmijëve tuaj

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 19:07
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi  pak minuta më parë ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie në njësinë nr.8 në Tiranë.

Ajo i ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën e 16 shkurtit për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ndër të të tjera Kryemadhi ka theksuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, e cila i shërben çdo hallexhiu të mos futet në burgdhe çdo njeriu të paditur të largohet nga krimi.

Ajo ka marrë shembull brezin  e ardhshëm me të bijën e punonjësit të bashkisë Erion Xhafaj dhe vajzë e saj, që mbartë të  njëjtin emër, Era.

'Janë pafundësisht premtime që nuk sollën gjë tjetër  veç se i varfëruan shqiptarët.  Data 16 shkurt ështe  një protestë që ka lënë opozita, nuk është një protestytë që ka lënë politika. Po një protestë e shqiptarëve, të cilët sot shohin të vetmen zgjidhje  largimin nga Shqipëria. Prandaj do të mblidhemi më 16 shkurt të gjithë, të gjithë ju me familjen tuaj, rrethin  politik. Të gjithë do bëjmë ndryshimin. Ndryshimi nuk është të heqim një kryeministër  dhe të vëndosim  një tjetër, po ndryshimi është për shqiptarët.  Hapja e negociatave negociojnë qeverin që hallexhiu të mos futet në burg, ndërsa njerëzit e paditur të largohen nga krimi . Duke negociuar i shërbejmë edhe Era Xhafës edhe Metës,   të kenë negociata, pavarësisht  se njëra është e bija e Erion Xhafaj dhe njëra e bija e Ilir Metës. Negociatat i shërbejnë fëmijëve tanë dhe fqëmijëv tuaj për të ardhmen. Shqiptarët nuk pyesin kur bëhët fjalë për fëmijët, prandaj në 16  shkurt do të kemi mundësinë për të larguar këtë realitet të hidhur, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat