NATO dokumentar për Kuçovën: Modernizojmë zonën, investim 51 mln euro - Bota Sot
NATO dokumentar për Kuçovën: Modernizojmë zonën, investim 51 mln euro

Shqipëria

NATO dokumentar për Kuçovën: Modernizojmë zonën, investim 51 mln euro

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 11:27
Ilustrim

Kanali televiziv i NATO-s i ka kushtuar një kronikë bazës ajrore të Kuçovës, një projekt ky mjaft i rëndësishëm për vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama uroi “mirëmëngjes” me këtë kronikë të transmetuar nga kanali televiziv i NATO-s.

“Mirëmëngjes dhe me këtë kronikë të mirëseardhur nga kanali televiziv i NATO-s kushtuar Bazës së Kuçovës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama.

“Në Shqipëri gjendet një varrezë aeroplanësh MIG. MIG 15, 17 dhe 19 nuk përdoren më. Aeroplanët i përkasin kohës së regjimit komunist dhe vendndodhja e tyre është baza ajrore e Kuçovës. Në Kuçovë ka pasur gjithnjë e më pak aktivitet me kalimin e viteve. NATO ka rënë dakord të investojë 51 milionë euro për të modernizuar Kuçovën”, thuhet në kronikën e kanalit televiziv të NATO-s.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thekson: “Modernizimi i bazës ajrore të Kuçovës është shumë i rëndësishëm dhe tregon se Aleanca është ende shumë aktive në të gjithë rajonin tonë”.

“Kjo tregon gjithashtu se Shqipëria është një anëtar i besueshëm i NATO-s. E gatshme të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në të mirë të paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, nënvizon Meta.

Ndërsa Gjenerali Tod Walters, Komandant në Komandën Ajrore të Forcave Aleate shprehet se: “afërsia me rajonin lidhet me të gjithë kontinentin europian. Kur i hedh një sy rajonit të Adriatikut kur shikon krahun jugor të kontinentit europian paqja dhe prosperiteti është i rëndësishëm”.

“Për këtë arsye, Shqipëria në rajon, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor bëhet një vend me rëndësi kritike. Shqipëria hyri në NATO në 2009-ën. Ajo ka kontribuar për shumëfishimin e misioneve të NATO-s përfshi Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe kanë dhënë një mbështetje të vendosur”, theksoi Walters.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, shprehet: “Sot, rreth 10% e forcave tona të armatosura është dislokuar në operacione dhe ne do të na pëlqente të mendonim se ne nuk jemi thjesht konsumatorë të sigurisë, por jemi edhe eksportues të sigurisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...