Kapen me 3000 euro false në makinë, pranga katër personave në Fier

Shqipëria

Kapen me 3000 euro false në makinë, pranga katër personave në Fier

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 11:30
Ilustrim

3000 euro të dyshuara të falsifikuara janë sekuestruar në Fier gjatë operacionit "Kartmonedha", ndërsa në pranga kanë rënë katër persona.

"Operacioni u krye nga DVP Fier në bashkëpunim me DVP Gjirokastër.Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë" njofton policia.

Arresimi i tyre u bë në vendin e quajtur "Rreth rrotullimi i parkut"  në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin tip "Volkswagen" me të cilin po udhëtonin, u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të metejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale "Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat