"Dosja 339", po hetohen funksionarët e drejtësisë që u morën me përgjimet - Bota Sot
"Dosja 339", po hetohen funksionarët e drejtësisë që u morën me përgjimet

Shqipëria

"Dosja 339", po hetohen funksionarët e drejtësisë që u morën me përgjimet

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:23
Foto

Prokuroria informon se po kryhen hetime për veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” pas përgjimeve të publikuara nga dosja "339" e vitit 2016  nga Zëri i Amerikës.

Prokuroria sqaron se hetimet nuk kanë nisur ndaj gazetares Klodiana Lala por ndaj personave të tjerë funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë hartuar aktet e përgjimeve, kanë administruar këto akte dhe kanë patur akses në to.

"Informojmë opinionin publik se gazetarja Klodiana Lala nuk është person nën hetim në këtë proçedim penal dhe nuk është duke u hetuar nga ky organ proçedues Hetimet janë duke u kryer në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e personave të tjerë funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë hartuar aktet e përgjimeve, kanë administruar këto akte dhe kanë patur akses në to, por dhe kushdo tjetër që në bazë të ligjit është njohur me aktet e sipërcituara dhe ka patur detyrimin ligjorë për ruajtjen e sekretit hetimor si dhe marrjen e masave të nevojshme për ndalimin e publikimit të akteve të proçedimit penal të mësipërm" informon zyra e shtypit e prokurorisë

Hetimet ne lidhje me këtë vepër penale kanë filluar që në muajin nëntor 2018 dhe lidhen me faktin se duke filluar që nga viti 2017 dhe në vazhdim, në kundërshtim  me ligjin janë bërë publike akte sekrete të përgjimeve të këtij procedimi penal. 

Prokurorët e dosjes "339" janë Vladimir Mara dhe Dritan Preçi, drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe ish-drejtuesi Besim Hajdarmataj, i cili e ka pasur më parë dosjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...