Meta: Marrëveshja Kosovë-Serbi afatgjate nëse ka garant SHBA dhe BE

Shqipëria

Meta: Marrëveshja Kosovë-Serbi afatgjate nëse ka garant SHBA dhe BE

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:24
Meta ishte i ftuar nderi në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe

Presidenti i Republikës së Shqiperisë, Ilir Meta, ishte i ftuar nderi në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe, për të mbajtur fjalën në forumin me temë: “Sfidat e Rajonit të Europës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia”.

Kreu i shtetit nënvizoi se  marrëveshja Kosovë-Serbi do të prodhojë paqe duke  pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues.

"Ne jemi të bindur se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të prodhojë paqe, stabilitet, siguri afatgjatë në rajon duke pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues. Rezultatet e kësaj marrëveshjeje përfundimtare do të thonë se Kosova do të jetë njohur nga Serbia si një shtet i pavarur dhe anëtar me të drejta të plota i Kombeve të Bashkuara. Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë natë e ditë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat