Ruçi e Balla takohen me Presidentin e Bundestagut: Gjermania mbështet Shqipërinë në BE

Shqipëria

Ruçi e Balla takohen me Presidentin e Bundestagut: Gjermania mbështet Shqipërinë në BE

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 18:49
Në takim me Wolfgang Schäuble

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pritën në një takim pune në Gjermani nga Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble.

Gjatë bashkëbisedimit palët kanë rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

“Bundestagu ndjek nga afër progresin e Shqipërisë për reformat”, është shprehur Wolfgang Schäuble.

Nga ana e tij, Kryeparlamentari Ruçi tha se, Shqipëria është e vendosur për agjendën e reformave për integrimin.

“Reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, janë prioritetet tona”, tha Ruçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat