Majlinda Bregu takim me Kryeministren dhe Ministrin e Serbisë

Shqipëria

Majlinda Bregu takim me Kryeministren dhe Ministrin e Serbisë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 20:31
Majlinda Bregu dhe Ana Brnabiç

Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka publikuar pak më parë foto me kryeministren serbe Ana Brnabiç dhe ministrin për Punët e Jashtme Ivica Daçiç.

Bregu shkruan se ka patur një diskutim të hapur dhe të këndshëm mes tyre, ndërsa në fokus ka qenë bashkëpunimi i fortë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht sfidave.

'Diskutim i këndshëm dhe i hapur me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç dhe zëvendës kryeministrin e parë - ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiç. Arritëm dakordësinë se progresi i Ballkanit Perëndimor, duhet të rikthehet në një bashkëpunim të fortë midis nesh përtej sfidave.  'Pako e detyrave' dhe agjendat konkrete në përfitim të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor', ka shkruar Majlinda Bregu krahas fotove të postuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat