'Rruga e Gabuar', Krimet e rënda japin masat e sigurisë për 32 trafikantët

Shqipëria

'Rruga e Gabuar', Krimet e rënda japin masat e sigurisë për 32 trafikantët

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 21:06
Gjykata për Krime të Rënda

Gjykata për Krime të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë për 32 personat e arrestuar për trafik klandestinësh drejt SHBA dhe Kanadasë.

Mësohet se 7 prej të arrestuarve janë lënë në “arrest shtëpie”, ndër ta Janaq Gramozi, Vangjel Gramozi, Simon Keri dhe Ylber Muka.

Për Astrit Zigurin dhe Besnik Hoxhën gjykata ka dhënë detyrim paraqitje.

Për policin Elmas Bilbili është dhënë masa 1 muaj burg.

Operacioni ‘Rruga e gabuar’ arrestoi  32 persona, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë, ndër ta personi i cilësuar si koka e grupit.

Sipas Policisë së Shtetit, janë sekuestruar 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, si dhe një armë zjarri automatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat