Shkarkohet drejtori i Burgjeve Stefan Çipa, kishte vetëm 5 muaj në detyrë

Shqipëria

Shkarkohet drejtori i Burgjeve Stefan Çipa, kishte vetëm 5 muaj në detyrë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 08:08
Stefan Çipa

Ndryshime te rendesishme në drejtimin e Burgjeve. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa, eshte shkarkuar nga detyra, raporton këtë mëngjes “News 24”, duke iu referuar burimeve te veta.

Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon. Emerimi i tij erdhi ne 3 shtator të këtij viti, kur ministrja Etilda Gjonaj shkarkoi nga detyra Çukon, duke emëruar si drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve në vend të tij, Stefan Çipën, ish zv.ministër i Brendshëm. Kujtojme se me pas Çuko u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.

Nderkohe Çipa n zgjedhjet e vitit 1997 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të parë, duke vazhduar edhe per 2 legjislatura.

Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar.

Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat