Përdhunimi i 13 vjeçares nga shokët e klasës dhe i dashuri në Shqipëri, pastruesja zbuloi sms-in në telefonin e të birit - Bota Sot
Përdhunimi i 13 vjeçares nga shokët e klasës dhe i dashuri në Shqipëri, pastruesja zbuloi sms-in në telefonin e të birit

Shqipëria

Përdhunimi i 13 vjeçares nga shokët e klasës dhe i dashuri në Shqipëri, pastruesja zbuloi sms-in në telefonin e të birit

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Në emisionin “Dritare me Rudinën” psikologu Edmond Dragoti zbuloi disa detaje të reja. Sipas tij, pastruesja e shkollës ka lexuar një mesazh në telefonin e të birit, ku një shok i kërkonte dhomë bosh për të kryer aktin e radhës me 13 vjeçaren. Më pas ajo ka lajmëruar drejtoreshën e alarmuar.

“Shkolla ka reaguar pozitivisht. Njoftuan të ëmën, ajo donte ta fshihte ngjarjen. Ka qënë mësuesja kujdestare ajo që telefonoi të atin në emigracion. Është veprim këmbëngulës dhe shumë pozitiv që e çon ngjarjen drejt zbardhjes. Në momentin që është njoftuar babai ka qënë ai që ka bërë denoncimin”, tha Dragoti./E.L

Rasti në fjalë është denoncuar fillimisht nga ish kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook. Dy mesazhe kanë ardhur nga qytetari dixhital, të cilat denonconin të njëjtin rast.

Vajza jetonte me të ëmën. Babai ishte emigrant në Itali. Historia ka nisur në tetor 2018. Vajza ka qene në lidhje me një nga djemtë e klasës. Ai ka patur ditëlindjen dhe i ka kërkuar marrëdhënie. Fillimisht s’ka pranuar. Më pas kanë ikur në shtëpinë e gjyshes së djalit. Aty kanë kryer aktin gjatë të cilit janë filmuar nga njëri nga shokët e djalit. Përgjatë nëntorit-dhjetorit vajza ka shkuar edhe me shtatë djem të tjerë të cilët e shantazhonin me videon.

Në mes të janarit 2019 një nga mësueset ka rënë në dijeni te skandalit dhe ka informuar nënën e vajzës. Shkolla nuk ka bërë denoncim për rastin dhe as vajza nuk është marrë për tu trajtuar. Nuk ka njoftuar as Bashkinë. Nëna e vajzës nuk e denoncuar dhjetë ditë. Pasi ka ardhur i shoqi nga Italia bashkë me vajzën me datë 29 janar kanë bërë denoncim në policinë e Kavajës. Denoncimi ka kaluar në prokurorinë e Durrësit e cila ka seksion për të mitur.

Më datë 30 është regjistruar procedimi penal. Një ditë më pas më datë 31 janar ora 15.45 prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për tetë të miturit përfshi dhe të dashurin e vajzës. Më 1 shkurt gjykata caktoi masat dhe me 2 shkurt u bë i mundur arrestimi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...