Arrestimet "bombastike " që zgjuan Ylli Manjanin

Shqipëria

Arrestimet "bombastike " që zgjuan Ylli Manjanin

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:46
Ylli Manjani

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas lajmeve në media se ai së bashku me Petrit Vasilin janë në verifiikim lidhur me abuzimet me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, ku u arrestuan 4 ish-zyrtarë.

Duke refuzuar të japë asnjë koment për gjëra që i cilëson të stisura, Manjani thotë se është person pa imunitet dhe pa mbrojtje partie dhe si i tillë organet kompetente mund ta verifikojnë apo hetojnë.

Postimi i plotë në fb

Mirmëngjes!

Sapo u zgjova u njoha me lajme “bombastike” mbi disa arrestime zyrtarësh.

Mendova për një çast se kush e di çka ndodhur me çështjen e unazës së re apo ndonjë koncension apo blerje votash....

Por jo! Ishin arrestuar disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Ende nuk kuptoj nëse janë arrestuar, pra me vendim gjykate, apo shoqëruar e ndaluar nga policia.

Nuk më erdhi mirë sigurisht! Janë punonjës të asaj Ministrie dhe për aq kohë sa kam punuar me ta, ndjej keqardhje.

Në disa lajme elektronike lexova se qenkam dhe unë bashkë me Petrit Vasilin në verifikim!!!

Une nuk di asgjë për këtë fakt, por nëse duan të verifikojnë apo hetojnë shumë mirë do bëjnë.

Nëse ky pushtet ka mbaruar punë me trafikun e drogës, kanabizimin e vendit, koncensionet e PPP, tenderat e infrastrukturës dhe abuzimet miliona e eurove, le ti verifikojnë edhe shërbimet mbështetëse të Ministrisë së Drejtësisë. Biles edhe të kohës së sotme, se i njëjti personel është...

Unë nuk jam person me imunitet dhe as mbrohem nga parti apo njeri tjetër. Mendoj dhe shprehem lirisht për atë që mendoj, pavarësisht çmendojnë të tjerët.

Për të gjithë të interesuarit, miq e gazetarë nuk kam asnjë koment më shumë për këtë çështje.

Nuk kam ndërmend të bëj e as ti nënshtrohem gjyqeve popullore dhe elektronike. Aq më tepër për gjera të stisura...

Portaleve e mediave pro qeverisë, aq më pak lodhem ti sqaroj e tu jap ushqim që ata të vijojnë të vjellin kundër meje.

Vijoj të mendoj e shprehem lirisht mbi ato që mendoj, pa i marrë leje askujt!

Si gjithmonë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat