Historia e abuzimit të 14 vjeçares në Kavajë debatohet në komision

Shqipëria

Historia e abuzimit të 14 vjeçares në Kavajë debatohet në komision

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:00
Sander Lleshaj

Përplasje në Kuvend lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë ku 8 adoleshentë  janë në hetim për akuzën 'marrëdhënie seksuale me një të mitur" me një vajzë 14 vjeçare.

Deputetët e opozitës akuzojnë policinë se ka dashur të mbajë të fshehur ngjarjen e rëndë  derisa ish kryeministri Sali Berisha e bëri publike ndërkohë që ministri tha se policia ka marrë masat që në momentin zero dhe janë arrestuar adoleshentët por nuk ka ndërmarrë hapa për t'i bërë publicitet kësaj gjëje të shëmtuar

Sander Lleshaj: E kisha vendosur ta refuzoj kalimin e diskutimit tek ajo e Kavajës por unë po ju them vetëm një fakt. Dhunuesit e Kavajës janë proceduar nga policia në  castin zero, kur policia ka marrë informacionin. Dhunuesit e Kavajës janë arrestuar përpara se ky akt të jetë bërë publik.

Albana Vokshi: Policia nuk reagoi

Sandër Lleshaj: Ju deklaroj me përgjegjësi shtetërore policia ka reaguar në çastin zero dhe personat janë arrestuar përpara se të bëhej publike historia por policia nuk ka ndërmarrë hapa për t'i bërë publicitet kësaj gjëje të shëmtuar, të neveritshme kriminale dhe me mesazhe shumë të ulëta për shoqërinë tonë. Duhet të jemi të qartë që policia e shtetit është e fundit në radhë përballë një vepre të tillë që na bën të ndihemi keq. Ju mund të bëni komision hetimor që nesër por policia ka reaguar me profesionalizëm dhe nuk ka bërë publicitet me koshiencën më të plotë se kjo cështje nuk meriton publicitet por përgjegjhmëri për tu zgjidhur. Nuk flas më për këtë çështje.

Albana Vokshi: Policia e shtetit e ka për detyrë të nxjerrë deklarata pa emra pa iniciale, ama ju e informoni, pse policia e shtetit e ka heshtur dhe fshehur krimin derisa e bëri publik Sali Berisha. Si mund të fshihni një ngjarje të tillë, një krim mostruoz. Ku e keni komunikatën

Albana Vokshi: Ka ndodhur në shkollë

Flamur Ndoka: Ju mbani përgjegjësi ligjore. Më thuaj kur ka ndodhur ngjarja dhe kur janë shoqëruar djemtë dhe kur ëshët ngritur procedimi penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat