Elbasan, 35 vjeçarin e zë dheu poshtë teksa hapte themelet

Shqipëria

Elbasan, 35 vjeçarin e zë dheu poshtë teksa hapte themelet

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:24
Ilustrim

Një 35 vjeçar humbi jetën pasi e zuri dheu poshtë teksa po hapte themelet e banesave.

 Ngjarja u regjistrua sot (6 shkurt) rreth orës  14:45, në lagjen "Emin Matraxhiu", të Elbasanit.

"Shtetasi S.B., , rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë  ka ndërruar jetë" informoi policia e Elbasanit.

 Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat