Biznesi, peng për një udhëzim. Gjiknuri refuzoi nxitjen e prodhimit të energjisë nga panelet diellore

Shqipëria

Biznesi, peng për një udhëzim. Gjiknuri refuzoi nxitjen e prodhimit të energjisë nga panelet diellore

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:32
Damian Gjiknuri

Ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, sa kohë qëndroi në krye të kësaj ministrie nuk zbardhi udhëzimin e ligjit për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, edhe pse e kishte si detyrim ligjor.

Në këtë ligj janë shprehur qartë qëllimet e tij dhe një prej tyre është të nxisë prodhimin vendas të energjisë. Moszbatimi i këtij ligji rëndon në xhepat e shqiptarëve. Sipas një raporti të publikuar, OSHEE për një javë furnizmi energji elektrike do të importojë afërsisht në vlerë monetare 3.8 milonë euro. Ndërkohë që e gjitha kjo vlerë mund të ishte prodhuar nga autokonsumatorët shqiptarë ku do të kushtonte shumë më pak.

Juristi Anduel Çekrezi u shpreh: “Neni 21, pika 2 thotë që ministri i Energjisë do të duhej që brenda 12 muajve nga miratimi i këtij ligji të zbardhte aktet nënligjore në të cilat është edhe pika 4 e nenit 15. Pra që nga shkurti i viti 2017 ministria do të duhej të zbardhte udhëzimin. Aktualisht jemi në shkurt të 2019 dhe akoma kjo gjë nuk është zbardhur”.

OSHEE ngre pretedimin se ky ligj nuk mund të zbatohet për sa kohë nuk është zbardhur udhëzimi dhe se sa do të jetë çmimi energjisë:”Për formulën e çmimit ose se sa do të duhet të ishte OSHEE duhet të njihnte këtë tepricë energjitike me të njëjtën cmim që kishte kontraktuar autokonsumatorin përkatës. Deri në përcaktimin e këtij cmimi do të duhej ashtu sic është edhe vetë neni i matjes neto të energjisë , të bëhej pikërisht kjo matje neto e nergjisë që t’i jep dhe mer nga rrjeti. Ndodhi që nuk doli as udhëzimi dhe as çmimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat