Shkatërrimi i rrjetit të trafikut, SHBA mesazh për policinë dhe ‘Krimet e Rënda’

Shqipëria

Shkatërrimi i rrjetit të trafikut, SHBA mesazh për policinë dhe ‘Krimet e Rënda’

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:11
Ambasada e SHBA në Tiranë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar sot Policinë e Shtetit si dhe Prokurorinë për operacionin ‘Rruga e Gabuar’.

Bëhet fjalë për shkatërrimin e rrjetit të trafikut, që përmes dokumentacionit fals dërgonte në Perëndim shtetas të ndryshëm.

Përmes Facebook, ambasada e SHBA në Tiranë shkruan se në mbështetje të këtij operacioni ka qenë edhe dega e zbatimit të ligjit pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar” të shtunën e kaluar, i cili solli arrestimin e 32 qytetarëve shqiptarë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumentave të falsifikuara.

Përfshirja e Shërbimit të Sigursë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar.

Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve”– shkruan ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat