Shehi: Marrëveshja Basha-Rama, e dëmshme për opozitën - Bota Sot
Shehi: Marrëveshja Basha-Rama, e dëmshme për opozitën

Shqipëria

Shehi: Marrëveshja Basha-Rama, e dëmshme për opozitën

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:01
Dashamir Shehi

Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), deklaroi në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se marrëveshja Rama-Basha ishte e dëmshme për opozitën.

“Më vjen keq që entuziazmi dhe shpresa për një Republikë të Re u çmontua me një marrëveshje pa shumë vlerë, e dëmshme për opozitën, që ka krijuar dyshime që po i vuajmë edhe sot. Prandaj duhet protestë masive për t’i thënë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që ky njeri që qeveris sot vendin ka humbur kontrollin mbi ambientin politik”, u shpreh Shehi.

Kreu i LZHK-së shtoi se njerëzit e kanë kuptuar se Edi Rama nuk është njeriu i përshtatshëm për kryeministër: “Është agravuar situata, edhe ata që kanë pasur dyshimin se ky njeri rekuperohet, e kanë kuptuar që nuk rekuperohet më. Justifikimet e tipit LSI-ja, kazani, timoni, nuk ecin më. Njerëzit e kuptojnë që jo vetëm që nuk është bërë më mirë, por u bë më keq. Prandaj protesta është mjeti i vetëm për ta larguar këtë njeri”.
“Ne gjykojmë që protesta do të shërbejë për të rrëzuar zotin Rama, për të krijuar një qeveri tranzitore, me një ekzekutiv të përbashkët të të gjithë palëve dhe pastaj për të shkuar në zgjedhje politike të lira e të ndershme. Më pas, shqiptarët të zgjedhin këdo që mendojnë, majtas apo djathtas qoftë”, shtoi Shehi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...