Spitali Psikiatrit Ligjor, miliona euro u shpërdoruan nga viti 2016 e deri më sot

Shqipëria

Spitali Psikiatrit Ligjor, miliona euro u shpërdoruan nga viti 2016 e deri më sot

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:39
Pamje nga video

Por problemi me të sëmurët mendor, ekspozoi një tjetër fenomen, atë të shpërdorimit të fondeve publike. Të dy qeveritë, si në kohën e Berishës, por edhe në të tashmen, kanë zhdukur miliona euro, të destinuara për ndërtimin e një Spitali Psikiatrik Ligjor.

Ky Spital, do të rehabilitonte të gjithë të dënuarit, që vuajnë nga sëmundjet mendore.

Saga e abuzimeve nis fillimisht, në vitin 2006, ku qeveria miratoi një plan për ndërtimin e këtij institucioni. Plani i qeverisë Berisha, ishte që të ndërtohej një godinë në qytetin e Durrësit, dhe për këtë u akorduan rreth 1.3 milionë euro. Spitali Psikiatrik Ligjor u inaugurua nga ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në vitin 2009.

Por pas inagurimit, godina vijoi të mbetej bosh, dhe sot e kësaj dite nuk dihet se për çfarë përdoret. Madje, ende mbetet e paqartë se ku avulluan paratë për kompletimin e brendshëm të godinës.

Në mandatin e dytë të qeverisë Berisha, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili nuk i rehabilitoi të sëmurët mendor në godinën e re të Durrësit, por i dërgoi në Burgun e Zaharisë, në kushte tepër ç’njerëzore. Asokohe, përflitej se kjo lëvizje e Vasilit, u bë për të justifikuar dhënien e një tenderi për rikonstruksionin e Zaharisë, megjithatë akuzat nuk u provuan.

Në vitin 2014, qeveria shqiptare i kaloi për administrim një truall prej 12.600 mijë metra katrorësh Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin e quajtur Shish – Tufinë, për ndërtimin e një Spitali Psikiatrik Ligjor. Pas vendimit të qeverisë, në vendin ku do të ndërtohej Spitali Psikiatrik Ligjor shkuan dy ministra të kabinetit “Rama”, Ilir Beqaj i Shëndetësisë dhe Mimi Kodheli e Mbrojtjes.

Beqaj tha se kjo godinë do të ndërtohet me fondet e Bashkimit Europian dhe një pjesë nga buxheti i shtetit. Por, sot e kësaj dite nuk është vendosur asnjë tullë, dhe fondet nuk dihet se ku kanë avulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat