Kapen 10 sirianë në Kapshticë, u futën nga kufiri i gjelbër

Shqipëria

Kapen 10 sirianë në Kapshticë, u futën nga kufiri i gjelbër

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:43
Ilustrim

Policia Kufitare ka ndaluar 10 refugjatë në fshatin Vishocicë, pranë Kapshticës, ku kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër.

Refugjatët janë kapur në brendësi të tokës shqiptare, e janë të gjithë meshkuj nga Siria të grupmoshës 17-35 vjeç.

Pavarësisht udhëtimit disaorësh në këmbë, Policia Kufitare konfirmon se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Ndërkohë, ata po iu nënshtrohen procedurave të marrjes në pyetje në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat