Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes “qytetarit dixhital” një drejtues të administratës shtetërore, i cili menjëherë pas emërimit ka futu në punë si shefe bashkëshorten e tij.
Rasti i denoncuar i përket qytetit të Elbasanit, ku djali i një ish deputeti, i emëruar administrator në shtypshkronjën e letrave me vlerë, ka marrë në punë si shefe gruan e tij. Fjala është për Besmir Hysën, të birin e ish deputetit të Elbasanit Ndriçim Hysa.
Për më tepër lexoni denoncimin e Berishës:
Ketij i thone Burrrrë! Sapo emërohet merr bashkjetuesen shefe të procedurave.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb
Përshëndetje Doktor.
Në shtypshkronjen e Letrave me Vlerë sha , institucion i cili është në varësinë e Ministrisë së Financave, së fundmi është emëruar një administrator ri z. Besmir Hysa, i cili rezulton të jetë djali i një ish deputeti të Elbasanit z. Ndriçim Hysa. Ky i fundit menjëherë me tu bërë drejtor, ka filluar me presione të vazhdueshme ndaj punonjësve të shoqërisë duke i kërcënuar me vendin e tij të punës.
Gjithashtu disa ditë më vonë ka sjell në punë një punonjëse të re si shefe procedure, bashkëjetuesen (të fejuaren e tij zj Elisa Shima), rekrutim i cili bie ndesh me çdo ligj apo akt nënligjor. Haptazi jemi përpara fenomenit “Nepotizëm” , ku Kryeministri jonë në fuqi e trumbeton me të madhe këtë fenomen , por rendomtë po ndodh edhe këtu para syve tanë.
Në shtypshkronjë ka punonjës qe kanë me 25 vite punë dhe ndihen të presionuar dhe të cënuar psikologjikisht . Gjithashtu ka punësuar miqtë e tij dhe në të tjera pozicione i ka emeruar dhe në të tjerë zyra i gjen, duke berë që punonjësit e vjetër të ndjejnë rrezik për punën e tyre . Me shqetësuese është fakti që e ka kthyer si pronën e babës se tij dhe dëshiron të bejë diktat.