Basha: I morët lajmet nga Berlini, Shqipërisë nuk i hapen negociatat në qershor

Shqipëria

Basha: I morët lajmet nga Berlini, Shqipërisë nuk i hapen negociatat në qershor

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:57
Lulzim Basha

Shqipëria nuk do të hapë negociatat me BE-në në qershor.

Kjo është deklarata e liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili është shprehur këtë të enjte në parlament se tashmë shumë prej eksponentëve të lartë të qeverisë i kanë “marrë lajmet” në Berlin.

Basha është shprehur se Shqipëria do të ngelë sërish në klasë këtë qershor për shkak të kryeministrit Rama. Më tutje kreu i demokratëve i ka bërë thirrje qeverisë qëe të dorëhiqet nga pushteti dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike, në të kundër më 16 shkurt (protesta e opozitës), do të jenë qytetarët ata që do ta rrëzojnë nga pushteti Ramën.

Basha: Në qershor nuk do të ketë hapje të negociatave, e morët mesazhin nga Berlini. Faji është vetëm i kryeministrit. Thirrini mendjes, dëgjoni edhe socialistët e ndershëm… jepini rrugë politike sepse prej 16 shkurtit qytetarët do ta marrin fatin në duar dhe do ta spastrojnë këtë sallë nga njerëzit e krimit që e kanë vendin prapa hekurave të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat