“Fare pranë parkut kombëtar të Butrintit hidhen bagëti të ngordhura”

Shqipëria

“Fare pranë parkut kombëtar të Butrintit hidhen bagëti të ngordhura”

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:57
Parku kombëtar i Butrintit

Bagëtitë pasi ngordhin përflitet që dërgohen në kompanitë e sallamerive për të prodhuar produkte të ndryshme, por në rastin që ne po publikojmë, shihet se kafshët hidhen në ujë.

Në qytetar ka dërguar disa foto, ku duket se një dele e ngordhur është hedhur në një kanal dhe e gjitha kjo ka ndodhur shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit.

Qytetari shkruan:

“Ja si i hedhin delet e ngordhura në kanale dhe për çudi shumë pranë parkut kombëtar Butrint."

Në fakt duhet të ndodhë që kafshët e ngordhura të groposen dhe në këtë mënyrë nuk ndotin ambientin si në rastin në fjalë, por fermerët nuk e kanë bërë.

Por edhe më shqetësuese në këtë rast është se nuk duken as autoritetet për mirëmbajtjen e mjedisit, sidomos pranë zonave të mbrojtura, që vizitohen nga shumë turistë. Pyetja që lind natyrshëm është se çfarë pune kanë më të rëndësishme mirëmbajtësit e ambientit, kur janë enkas për keto raste që i lënë delet e ngordhura ujërave?/joq

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat