Tentoi të trafikonte armë me postë drejt Anglisë, Apeli lë 8 vite në burg Saimir Cullhaj

Shqipëria

Tentoi të trafikonte armë me postë drejt Anglisë, Apeli lë 8 vite në burg Saimir Cullhaj

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:36
Saimir Cullhajn,

Dënimi me 8 vite burg për Saimir Cullhajn, i cili rreth 1 vit më parë u akuzua për trafikim të armëve, është lënë këtë të enjte në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Saimir Cullhaj së bashku me një tjetër person tentoi të kalonte më datë 24 gusht 2017 përmes aeroportit të Rinasit drejt Anglisë 3 armë të llojit automatik me anë të pakove postare. Por ndryshe nga 32-vjecari, bashkëpunëtori i tij Neritan Faria (47 vjec) vijon të jetë në kërkim. 

Pavarësisht se Cullhajt iu gjetën gjurmat e gishtave në pakot DHL, ai e mohoi fillimisht përfshirjen e tij në këtë rrjet duke pretenduar se nuk e dinte se cfarë kishte brenda në pako dhe se po  niste një dërgesë tek miku i tij në Angli. “Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako",-tha Cullhaj një vit më parë para gjykatës.

Referuar prokurorisë, pjesë e këtij rasti të trafikut mund të jenë edhe dy persona të tjerë, për të cilët nuk ka prova të mjaftueshme dhe hetimet vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat