Negociatat, Balla-Bashës: Kushtet janë plotësuar, ejani miratoni Reformën Zgjedhore - Bota Sot
Negociatat, Balla-Bashës: Kushtet janë plotësuar, ejani miratoni Reformën Zgjedhore

Shqipëria

Negociatat, Balla-Bashës: Kushtet janë plotësuar, ejani miratoni Reformën Zgjedhore

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Taulant Balla

Deklaratës së Lulzim Bashës se, socialistët në pushtet kanë marrë një mesazh se në qershor nuk do të hapen negociatat për Shqipërinë, Taulant Balla iu kundërpërgjigj me një mesazh tjetër të ardhur për llogari të demokratëve.

“Sa i përket negociatave, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet për t’i hapur ato në qershor. Në Bundestag ka një shumicë bindëse në favor të hapjes së negociatave, ndërkohë që ju jeni të ftuar të kontribuoni deri atë. Kjo, sepse ju keni marrë një mesazh të qartë nga Partitë Popullore Europiane (PPE) në Parlamentin Europian: të vini e të votoni për të miratuar Reformën Zgjedhore. Ne kishim për kusht sjelljen e draftit dhe atë e kemi bërë”, tha Taulant Balla.

Ndërkohë, nga foltorja e Kuvendit pati reagime e kundërreagime të ashpra për nga akuzat dhe kundërakuzat, mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit aktual të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“Ti Sali ishe personi që sabotove pavarësinë energjetike të Kosovës dhe e mbylle historinë tënde me shumë pika të zeza. Sa herë që Kosova ndodhej në një moment historik, ti e sabotoje. E furnizove me naftë makinerinë e luftës së Milosheviçit, ishe i vetmi politikan shqiptar kundër Rambujesë dhe po ashtu i vetmi politikan të cilit nuk i lejohej hyrja në Kosovë”, tha Balla në drejtim të Berishës.

Përballë akuzave të Berishës për plan për këmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, Balla theksoi në fund se Shqipëria, ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbështesin dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...