Meta me Mediun dhe Gjiknurin në SHBA, takojnë Kongresmenin Aderholt

Shqipëria

Meta me Mediun dhe Gjiknurin në SHBA, takojnë Kongresmenin Aderholt

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:33
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare në SHBA, i shoqëruar nga ish-ministri Damian Gjiknuri dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka takuar Kongresmenin Robert Aderholt, anëtar i Komitetit Amerikan të Helsinkit dhe bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri.

Meta e tha se për shqiptarët SHBA-të janë dhe do të mbeten partneri kryesor strategjik, ndërkohë që nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë një rëndësi jetike për shqiptarët.

Presidenti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA gjatë përpjekjeve të Shqipërisë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, për anëtarësimin në NATO, si dhe për përmbushjen e aspiratës euro-atlantike.

‘Është e domosdoshme nevoja e një angazhimi edhe më të vendosur të SHBA në rajonin tonë, si një garanci për të gjithë investimin amerikan, por edhe si ndihmesë e pazëvendësueshme për finalizimin me sukses të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë’, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat