Protestë para bashkisë: Rama e Veliaj të ikin nga Shqipëria - Bota Sot
Protestë para bashkisë: Rama e Veliaj të ikin nga Shqipëria

Shqipëria

Protestë para bashkisë: Rama e Veliaj të ikin nga Shqipëria

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 18:47
Protestë para bashkisë: Rama e Veliaj të ikin nga Shqipëria

Një protestë u zhvillua pasditen e së enjtes para godinës së Bashkisë së Tiranës. Qytetarët e Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, duke protestuar në qendër të kryeqytetit.

Dhjetëra qytetarë kanë kërkuar largimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa u shprehën se “politikanëve të korruptuar u ka ardhur dita për t’u larguar nga vendi”.

Me pankarta në duar “E duam bashkinë pa Erion Velinë”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Rama e Veliaj të ikin nga Shqipëria”, ata u shprehën se përballja e madhe me qeverinë do të jetë ajo e 16 shkurtit.

Për më shumë se 30 minuta, protestuesit kanë bllokuar rrugën mes Bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...