Tragjike, 64- vjeçarja humb jetën në spitalin e Beratit, banorët: U sulmua nga qentë që u sollën nga Tirana dhe Elbasani

Shqipëria

Tragjike, 64- vjeçarja humb jetën në spitalin e Beratit, banorët: U sulmua nga qentë që u sollën nga Tirana dhe Elbasani

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 19:47
Berat

Ndërsa ka qenë duke punuar në parcelën e saj me ullishte një grua rreth 64-vjeçare është sulmuar nga disa qen.

 

Për disa minuta gruaja është përleshur me qentë, të cilët i kanë lënë plagë shumë të thella. Të afërmit e saj e kanë dëgjuar tthirrjet për ndihmë dhe kanë vrapuar për t’i dhënë ndihmë, ndërsa janë nisur menjëherë në sptalin e Beratit.

Në repartin e kirurgjisë mjekët kanë ndërhyrë në mënyrë intensive, por plagët e shkaktuara nga kafshimet e qenve kanë qenë fatale për jetën e 64-vjeçares. Sipas burimeve spitalore, megjithë ndërhyrjen dhe terapinë shumë të shpejtë të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Burime të morgut të spitalit rajonal Berat thanë për "Top Channel" se 64-vjeçarja quhej Selime Braushi, banore e fshatit Dyshnik.

Në fshatin Dyshnik ditët e fundit janë shkarkuar kamiona me qen të cilët dyshohet të jenë sjellë nga Tirana apo Elbasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat