Negociatat me BE, Lleshaj: Një sezon i mirë turistik është kontribut për imazhin e vendit, strukturat do të angazhohen plotësisht

Shqipëria

Negociatat me BE, Lleshaj: Një sezon i mirë turistik është kontribut për imazhin e vendit, strukturat do të angazhohen plotësisht

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:58
Sander Lleshaj

Ministri i  Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh në një deklaratë për mediat se strukturat e policisë do të angazhohen plotësisht në mbarëvajtjen e sezonit turistik, pasi këtë të fundit e cilësoi edhe si kontribues për hapjen e negociatave me BE-në.

Lleshaj u shpreh se në të gjithë organizimin e sezonit turistik roli i prefektit do të jetë qendror, puna do të koordinohet dhe inspektimet individuale do të evitohen.

"Viti është i rëndësishëm politik, pasi presim hapjen e negociatave me BE-në, edhe një sezon i mirë turistik është kontribut për imazhin e vendit, për të kontribuar për një vendim pozitiv. Vitin e kaluar ishin 11.2 mln shqiptarë dhe të huaj. Në të gjithë organizimin e sezonit, roli i prefektit do të jetë qendror, do të koordinojnë punën në mënyrë që reagimi të jetë si një i tërë. Duhet të evitojmë inspektimet individuale, të bëhen të përbashkëta, të organizohen nga prefektët. Duhet të kemi një plan të mirë në drejtimin e prefektit, që të bëhen me ekipe të përbashkëta, jo individuale", u shpreh Lleshaj.

Ministri i Brendshëm tha më tej se me rëndësi për funksionimin e sezonit do të jenë cështjet që kanë të bëjnë me qarkullimin, pasi flukset parashikohen një barrë e madhe. 

"Strukturat e Policisë duhet të mbështesin turistët, operatorët, bizneset në mbarë funksionimin e sezonit. Duhet të ndalohet që turistët të mos mashtrohen si pasojë e flukseve, apo të vidhen. Puna e zhurmave, kënaqësia e një pale nuk duhet të shndërrohet në bezdinë e palës tjetër", u shpreh në fund Lleshaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat