Qytetarët në Berat të alarmuar nga qentë e rrugës - Bota Sot
Qytetarët në Berat të alarmuar nga qentë e rrugës

Shqipëria

Qytetarët në Berat të alarmuar nga qentë e rrugës

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:47
Foto Ilustrim

Ngjarja tragjike ku një grua humbi jetën si pasojë e sulmit nga qentë endacakë është e paralajmëruar në Berat. Prej kohësh, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe qytetarët kishin ngritur alarmin për rreziqet që mund të sjellin kopetë e qenve të rrugës që enden nëpër qytetin muze.

Vdekja e 61-vjeçares si pasojë e kafshimit nga qentë endacakë në Berat, ishte një ngjarje e paralajmëruar.

Qentë e rrugës, të paushqyer dhe të pavaksinuar prej kohësh janë shqetësim serioz në qytetin muze.

Namir Lapardhja, ka qenë një prej zërave më kritikë për këtë situatë, ndërsa e ka ngritur çështjen shpesh herë edhe në Këshillin bashkiak të Beratit.

Namir Lapardhaja: Rreziku i djeshëm ishte i paralajmëruar por përveç kësaj është një rrezik permanent i vazhdueshëm që mund të shkaktojë dhe viktima të tjera në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka tronditur dhe qytetarët, të cilët në qendër të Beratit ndihen të rrezikuar nga kafshimi i qenve.

"Ke frikë të dalësh, ke frikë të lëvizësh se të sulen".

Ata shprehen se kjo situatë nuk mund të durohet më, pasi qëndrojnë në lulishte me fëmijët për të pushuar dhe ndihen të rrezikuar.

"Më shumë qenë motër sesa njerëz. Nuk kemi nga kalojmë".

"Ti shfarosin është mirë".

"Ka raste që i sulet qeni fëmijës".

Vrasja e qenve endacake vite më parë nga ana e Bashkisë solli reagimin e shoqatave në mbrojtje të kafshëve, gjë e cila bëri që bashkia mos të kryejë më të tilla aksione, ndërkohë që mungojnë fondet për trajtimin e tyre dhe në këto kushte ata enden rrugëve.

Selime Braushi, 61 vjeçe, humbi jetën të enjten si pasojë e plagëve në kokë e trup të shkaktuara nga sulmi i qenve endacakë në fshatin Dyshnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...