Një në tre adoleshentë kanë raport intim që në moshën 16 vjeç

Shqipëria

Një në tre adoleshentë kanë raport intim që në moshën 16 vjeç

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:50
Foto Ilustrim

Një në tre/katër vajza që kanë qenë në një marrëdhënie intime gjatë adoleshencës dhe kanë përjetuar dhunë nga partneri.

Pak ditës pas ngjarjes së Kavajës është bërë publik një studim i Rrjetit të Fuqizimit të Gruas, që realizohet për herë të parë në Shqipëri.

Ai tregon fenomenin shqetësues, të kryerjes së marrëdhënieve intime në moshë të hershme, të shoqëruara edhe me dhunë.

Ines Leskaj, Drejtore ekzekutive e AWN: Një në 3-4 vajza dhe një në 5 djem kanë qenë në një marrëdhënie intime dhe raportojnë të kenë përjetuar dhunë në këtë marrëdhënie intime.

Rezulton po ashtu se një në tre adoleshentë kane qënë të paktën një herë në një marrdhënie intime, mosha mesatare e fillimit të këtij raporti ka qënë afro 17 për vajzat dhe 16 për djemtë.

Ines Leskaj, Drejtore ekzekutive e AWN: Tre në katër të rinj ose reja raportojnë se nuk flasin asnjëhere ose flasin shumë rrallë me prindërit e tyre për marrëdhëniet intime.

Alarm ngrihet edhe për masat mbrojtëse që të rinjtë nuk kujdesen t`i marrin gjatë kohës që kryejnë një raport seksual. Ndër të tjera studimi tregon se dhuna në marrëdhëniet intime në adoleshencë i ka rrënjët e thella në familje, moskomunikimin me prindërit, por edhe në ekspozimin e të rinjve ndaj dhunës gjatë jetës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat