E zë poshtë masivi shëkmbor, ndërron jetën 58-vjeçari në minierën e Bulqizës

Shqipëria

E zë poshtë masivi shëkmbor, ndërron jetën 58-vjeçari në minierën e Bulqizës

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:58
Foto Ilustrim

Një aksident ka rezultuar tragjik për një punonjës në një minierë kromi në Bulqizë. Një 58-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme pas shembjes së një masivi nga tavani. Mësohet se ai ishte i punësuar si vagonist në një nga galeritë e minierës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ngjarja ndodhi në minierën e subjektit "Albmine Chrome", ndërkohë që viktima kishte rreth dy vite që punonte pranë këtij subjekti.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi i kontrollit i cili po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarjerje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat