Mbi 30 milionë dollarë, trefishim i xhiros së bizneseve në Korçë

Shqipëria

Mbi 30 milionë dollarë, trefishim i xhiros së bizneseve në Korçë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Nga qyteti i Korçës, kryeministri i vendit, Edi Rama nisi një cikël kombëtar takimesh “Bashkia që duam”. Në fjalën e tij në bashkëbisedim me qytetarët e Korçs, Rama e cilësoi këtë bashki një model rrezatues të suksesit dhe shembullit sesi do të jenë bashkitë e së ardhmes.

Suksesi i këtij qyteti, tha Kryeministri, vjen falë bashkëpunimit si një skuadër e tërë.

“Më vjen shumë mirë që jemi sot në Korçë për të çelur një cikël kombëtar takimesh publike me qytetarë në të gjitha bashkitë e vendit. E nisëm nga këtu sepse këtu kemi një nga modelet rrezatuese të suksesit, shpresës të të ardhmes së bashkive tona. Kjo falë një vizioni, programi lidershipi dhe falë skuadrës që kemi krijuar në sinergji të plotë mes Korçës dhe qeverisë sonë”, -deklaroi Rama.

Kryeministri ndau shifra të xhiros vjetore të bizneseve, për të cilën theksoi se kjo e fundit është trefishuar.

“Në 2014 kemi pasur një xhiro vjetore të bizneseve që mezi arrinte 10 milion dollarë, sot kemi trefishim të xhiros. Kemi mbi 30 milion dollarë xhiro. Gjithashtu kemi 1300 biznese të reja të hapura në Korçë. Para disa vitesh në Korçë mund të vije por e kishe të vështirë të flije, sot nuk e kupton dot që të vish në Korçë dhe të mos flesh në këtë qytet.  Çdo ditë janë në rindërtim dhe ndërtim bujtina, që na bëjnë të besojnë që në mandatin tjetër do të kemi përsëri një rritje të xhiros dhe të biznesit edhe më të madhe se kjo e katër viteve. Sepse ajo që do të ndodhë dhe ka filluar të ndodhë, në zonën e fshatit do të bëjë që ekonomia bujqësore të krijojë një lidhje të re me ekonominë e turizmit dhe që pikat e referimit do të shtohen në mënyrë të ndjeshme”, -tha ndër të tjera Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat