A do të arrestohen Vasili dhe Manjani? Gjonaj: Kush ka firmosur shkon në burg!

Shqipëria

A do të arrestohen Vasili dhe Manjani? Gjonaj: Kush ka firmosur shkon në burg!

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 06:12
Petrit Vasili

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nuk e ka përjashtuar arrestimin e dy ish-ministrave të LSI, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili, duke i derguar ne menyre indirekte nje mesazh te forte kryetares se LSI, Monika Kryemadhi.

Në një intervistë në TVSH, ministrja Gjonaj ka deklaruar se do të japin llogari të gjithë ata që kanë vendosur firmën dhe kanë dhënë urdhra për skandalin me tenderat te Ministria e Drejtësisë.

Vangjeli: A do shkojë çështja deri te dy ish-ministrat?

Gjonaj: Kjo Çështje varet nga Prokuroria. Të gjithë ata që kanë vendosur firmën, kanë dhënë urdhra, do të pyeten. Është një proces që i përket Prokurorisë.

Vangjeli: E keni vënë re firmën e tyre?

Gjonaj: Unë kam lexuar raportin, faktet janë të atilla që konsistojnë në shkelje shumë të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat