Rama në Maternitetin e Korçës: I transformuar rrënjësisht - Bota Sot
Rama në Maternitetin e Korçës: I transformuar rrënjësisht

Shqipëria

Rama në Maternitetin e Korçës: I transformuar rrënjësisht

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 11:27
Edei Rama

Kryeministri Rama është ndalur këtë fundjavë në Korçë, ku ka inspektuar ambientet e reja të Maternitetit të transformuar të këtij qyteti, pas thuajse 3 dekadash rrënimi të një shërbimi themelor për jetën dhe familjen.

Në prezantimin e kryeministrit me stafin, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e informoi shefin e qeverisë se 15 mjekë të rinj do t’i bashkohen stafit të Maternitetit në përfundim të specializimit, me dy prej tyre që ishin të pranishëm, njëra nga Tirana dhe tjetri nga Fieri.

Në mesin e një investimi madhor nga privati, përmes skemës së partneritetit publik-privat, është edhe Reparti i Reanimacionit të këtij Materniteti, duke eliminuar kështu, siç edhe tha një mjek, nevojën që foshnjet me probleme shëndetësore t’i transferojnë në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Kryeministri Rama takoi disa nëna që kishin sjellë në jetë fëmijët e tyre, dikush të parin e dikush të tretin, duke i uruar ato e duke përmendur edhe bonusin për bebet e lindura, që hyri në fuqi prej janarit të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...