Sorollatje për ryshfete! Vuajtje në Hipotekën e Shkodrës për një dokument

Shqipëria

Sorollatje për ryshfete! Vuajtje në Hipotekën e Shkodrës për një dokument

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:36
Edmond Draga

Për shumë banorë të Shkodrës vazhdon sorollatja në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Shqetësimet që vijnë nga qytetarët janë të ndryshme, e deri në të çuditshme. E tillë është edhe historia e Edmond Dragës, nga qyteti i Shkodrës, i cili zotëron një banesë prej gjysmëshekulli, por hipoteka nuk i jep ende statusin e pronës.

Ai thotë se, pavarësisht se zotëron të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, hipoteka e sorollat, sjellje që për Edmond Dragun nënkupton se atij i kërkohet ryshfet.

Si për të mos mjaftuar halli i pronës, shqetësim për Edmond Dragun mbetet edhe gjendja ekonomike, pasi e ka të pamundur të gjejë punë. Pa pronë e pa pune, 55-vjeçcari dhe familja e tij duket se po kalojnë ditët më të vështira.

Pavarësisht pritjeve dhe sorollatjeve të shumta, Edmondi jeton me shpresën se një ditë do të bëhet “pronar i shtëpisë së tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat