Skadimi i kartave të identitetit, zyrat të hapura edhe këtë të shtunë

Shqipëria

Skadimi i kartave të identitetit, zyrat të hapura edhe këtë të shtunë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:09
Zyrë aplikimi për karta ID

Prej javësh vijon hapja e zyrave të aplikimit për kartat e identitetit ditët e shtuna duke bërë të mundur pajisjen e qytetarëve të cilëve nga janari i këtij viti deri në qershor i skadonin

Në disa qytete të vendit zyrat për aplikimin e kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë. Ministria e Brendshme ka njoftuar se shkak është fluksi i aplikimeve për karta ID është vendosur  hapja e zyrave të aplikimit në ndihmë të qytetarëve edhe këtë fundjavë. Ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e cila ka urdhëruar në kuadër të përballimit të fluksit hapjen e zyrave në qytetet kryesore të vendit si Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë.

Prej javësh vijon hapja e zyrave të aplikimit për kartat e identitetit ditët e shtuna duke bërë të mundur pajisjen e qytetarëve të cilëve nga janari i këtij viti deri në qershor i skadonin. Rreth 1.4 milion karta identiteti skadonin brenda dhe kjo mund të çonte në rrezikim të zgjedhjeve parlamentare më 30 qeshor, ndërkohë pak kohë më parë afati për skadimin e kartave të këtyre njerëzve u shty deri në 31 dhjetor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat