Basha: Dajtin po e lirojnë!

Shqipëria

Basha: Dajtin po e lirojnë!

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:52
Luëlzim Basha

Lulzim Basha u shfaq në Gjirokastër, pas protestës së mbështetur nga opozita.

Kryedemokrati reagoi për herë të parë për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit, duke paralajmëruar se po përgatitet lirimi i tij: “E patë se çfarë bënë dje, liruan Dritan Dajtin, i cili ishte dënuar përjetë dhe i ulën dënimin. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është drejtësia e Edi Ramës. Kriminelin që vrau 4 policë në krye të detyrës, drejtësia e bërë njësh me Edi Ramën i dha ata që donte ai, 25 vite burg dhe po bëjnë gati për ta liruar”.

Krah kreut të Komunës Lazarat dhe të zgjedhurit të zonës, Basha i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit: “Nuk e ka lidhur fatin e tij me ju, por me kriminelët që e sollën në pushtet. Po ua them shkurt dhe qartë: ky sistem duhet përmbysur me çdo kusht dhe çdo çmim. Duhet hedhur në Lanë”.

Në Facebook të kryedemokratit u shpërnda edhe një takim i realizuar në Rrëshen një ditë më parë, ku Basha akuzonte Ramën se i ofron mbrojtje jo vetëm kriminelëve, por edhe politikanëve: “Edhe qeveria më e korruptuar e botës do ta kishte futur në burg ministrin e një tenderi si ai tek Unaza, ku me 20 milionë euro/km bëhej gati grabitja e parave të popullit më të varfër të Evropës. Por, nuk e bën sepse pas projektit fshihet Rama”.

Nga juglindja, ku ndodhet edhe kryeministri, për vjedhje foli edhe Monika Kryemadhi: “Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës ja blenë KESH-it me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST-së me 49 euro megavatin. Pra, për 4 orë u kanë vjedhur 4,4 milionë euro shqiptarëve”.

Këtë të shtunë opozita i shtriu protestat e saj në disa qytete të vendit njëherësh. Në Shkodër, Peshkopi, Korçë dhe Gjirokastër protestuesit kërkuan largimin e Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat