Çupi: Rama harbut, nuk i honeps dot gratë, ndaj i dhunon ato edhe publikisht

Shqipëria

Çupi: Rama harbut, nuk i honeps dot gratë, ndaj i dhunon ato edhe publikisht

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:31
Dhurata Çupi

Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete Dhurata Çupi reagon ndaj gjuhës degraduese të Edi Ramës kundër deputetes Albana Vokshi.

Nëse kryeministri është mësuar t’ia pranojnë gratë që e rrethojnë, kjo nuk ndodh me kolegët deputetë, të cilat bëjnë detyrën e tyre, thekson ndër të tjera ligjvënësja demokrate.

Reagimi i plotë i deputetes së PD-së

Një kryeministër për burrat dhe oligarkët. Shqiptarët tashmë e dinë se Edi Rama nuk i honeps dot gratë e madje i dhunon ato edhe publikisht.

Shqiptarët e njohin Edi Ramën përmes talljeve që iu adreson burrave në pseudotakimet me qytetarët të cilët i shpotit në marrëdhëniet familjare dhe specifikisht gratë.

Ky kryeministër nuk ka të ndalur në sjelljen e tij harbute, dhe këtë u përpoq të bëjë edhe me kolegen tonè, deputeten Albana Vokshi.

Kjo është një sjellje krejtësisht e padenjë për një kryeministër por për Ramën me sa duket është normalitet.

Nëse kryeministri është mësuar t’ia lejojnë e t’ia pranojnë gratë që e rrethojnë , kjo nuk mund të tolerohet nga ato zonja gra që bëjnë detyrën e tyre por që nuk i shkojnë pas avazit.

Zoti Rama e di që deputetja Albana Vokshi të ka prishur qetësinë me denoncimet e keqqeverisjes tënde, por reagimi yt në atë mënyrë është tregues i zënies ngushtë me fakte dhe detyrohesh të bësh sjellje të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat