Analiza e Policisë së Shtetit: Në 2018, një vrasje më pak

Shqipëria

Analiza e Policisë së Shtetit: Në 2018, një vrasje më pak

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:42
Ardi Veliu

Policia e Shtetit shprehet se krahasuar me vitin 2017, në 2018-tën ka bërë progres sa i përket luftës ndaj krimit dhe drogës.

Në analizën vjetore ku morën pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u evidentua si pozitiv fakti që në 2018-tën ka një vrasje me pak.

Por, referuar të dhënave të INSTAT numri i vrasjeve me dashje në vitin që lamë pas ka shënuar rritje nga 50 që ishin në vitin 2017, në 51 vrasje në 2018.

Drejtori Veliu, vuri theksin te goditja e grupeve kriminale .

Veliu: Goditja e krimit të organizuar, në mënyrë të veçantë e grupeve kriminale, nëpërmjet hetimeve dhe operacioneve bazuar në analizën e informacionit kriminal dhe përdorimit të mjeteve speciale të hetimit; forcimi i zbatimit të ligjit për ngritjen e nivelit të sigurisë publike nëpërmjet shërbimeve të sigurisë për kontrollin e territorit, rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe besimin e publikut tek policia.

Në fjalën e tij ministri Lleshaj theksoi se problematika më e madhe e policisë është bashkëpunimi me qytetarët si dhe rritja e numrit të punonjësve të policisë.

Lleshaj: Policia e Shtetit shqiptar është një polici e vogël, por problematika jonë nuk është e vogël, ende vazhdon që problematika të jetë e madhe dhe për të arritur që të kompensojmë mungesën e numrave të policisë, mbetet i rëndësishëm bashkëpunimi me qytetarët e këtij vendi. Është e rëndësishme, është jetike që Policia e Shtetit të forcojë bashkëpunimin me qytetarët e këtij vendi, është e rëndësishme që qytetarët të rrisin besimin tek policia e tyre dhe për të rritur besimin ka vetëm një mënyrë: ta fitosh atë përmes punës, përmes integritetit, përmes ndershmërisë, përmes përkushtimit, përmes angazhimit dhe përmes sakrificës.

Në fjalën e tyre Prela dhe Felaj vlerësuan performancën e policisë, si brenda vendit ashtu edhe tek partnerët ndërkombëtarë, dhe bashkëpunimin me institucionin e prokrurorisë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat