Presidenti Meta: Procedura si ajo e Unazës nuk kanë vend në një shtet ligjor

Shqipëria

Presidenti Meta: Procedura si ajo e Unazës nuk kanë vend në një shtet ligjor

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:30
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, në një intervistës për “Zërin e Amerikës”, ka komentuar ndryshimet në Ministrinë e Jashtme. I pyetur lidhur me kompetencat në diplomacinë shqiptare, pas delegimit të kompetencave nga Edi Rama si ministër i Jashtëm te Gent Cakaj.

Presidenti Meta deklaroi se si kryetar i shtetit ja ka dhënë dekretin e ministrit të Jashtëm Edi Ramës.

Kreu i shtetit ka komentuar dhe çështjen e Unazës së Re dhe protestat e banorëve. Presidenti ka deklaruar se çështja e Unazës së Re ka nevojë për reflektim nga ana e institucioneve.

“Unë si president, pa asnjë paragjykim, për shkak të problemit publik të protestave të vazhdueshme, kam kërkuar informacione në mënyrë të përsëritur. Kam qenë i detyruar që të mbajë një qëndrim, sepse shpikje jashtë çdo legjislacioni nuk kanë vend  në një shtet ku sundon ligji”,- deklaroi Presidenti Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat