Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ndodhi në Patos, pasditen e sotme rreth orës 17:25.
Pas një konflikti me disa të afërm, një 46-vjeçar është plagosur me mjet prerës.
I plagosur mbeti Eduard Haxhiaj, i cili ka marrë plagë në bark dhe mushkëri.
Fatmirësisht 46-vjeçari Haxhiaj, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Pak orë më pas u vu në pranga edhe autori i dyshuar i plagosjes.
Policia kapi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier autorin e dyshuar, shtetasin A.M., 45 vjeç, banues në Patos.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.